Arrestimet në Çegran: Policët përballen me kërcënime gjatë operacionit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, rrethina e Gostivarit, policët e Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar kanë arrestuar H.S. (26), nga fshati Çegran.

Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Mitsubishi”, me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë.

Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar një bastisje në shtëpinë e tij, ku gjithashtu u gjet dhe u konfiskua një lëndë pluhurore e bardhë. “Gjatë veprimeve zyrtare, para shtëpisë së H.S., me automjet udhëtarësh “BMW”, me targa të Gostivarit, janë afruar V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga fshati Çegran, dhe kanë tentuar t’i godasin policët me automjet, duke u bërë kërcënime me jetë.

Pas këtij incidenti, ata kanë ikur, por shumë shpejt janë gjetur dhe arrestuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *