Një 44-vjeçar shqiptar është kapur nga autoritetet greke, pasi për vite me radhë kishte jetuar atje me një identitet të falsifikuar.
I njohur si Z.P, dhe gjithashtu si F.P, ai kishte përdorur emrin Nikolin P dhe kishte ndryshuar datëlindjen e tij.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, identiteti i tij u zbuluar përmes analizimit të të dhënave biometrike, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë greke.
Preldakaj ishte dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2008 për përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Shtoj i Vjetër në vitin 2002.
Mediat raportojnë se ai gjithashtu dyshohet për përfshirje në vrasjen e dy personave, një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase, trupat e të cilëve ishin gjetur në një automjet në Korinth të Greqisë në vitin 2020.
Sipas autoriteteve, shqiptari ka precedentë penalë edhe në Greqi për grabitje me armë, shkelje të legjislacionit për armët dhe lojërat e fatit, si dhe për posedim të lëndëve narkotike.