Bashkëpunimi Ushtarak Mes Kosovës dhe Shqipërisë: Takimi i Komandantëve

Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, u prit sot në një takim nga Komandanti i Forcës Tokësore të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major Petrit Çuni.

Gjatë këtij takimi, i zhvilluar në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Shqipëri, u diskutua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy forcave tokësore.

Theksi ishte në realizimin e stërvitjeve të përbashkëta, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e kapaciteteve operacionale.

Të dy komandantët riafirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe institucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të kontribuara për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. “Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbetet një dëshmi e partneritetit të ngushtë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve”, njofton FSK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *