Blerim Sejdiu nga VLEN sot në një konferencë për shtyp shprehu se BDI-ja ka qenë shkaku kryesor për hyrjen e projekteve serbe në Maqedoni.
Ai përmendi disa nga këto projekte, si Alta Bankën, Daka Davidoviqin, MTel-in dhe të tjera, duke theksuar se me mbështetje të BDI-së, këto projekte kanë arritur të hyjnë në territorin e Maqedonisë.
Sejdiu i bëri thirrje kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, që të japë dorëheqje nga posti i tij. “Ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe mbështetur vendime që kanë mundësuar bashkëpunimin ndërmjet shtetit dhe Alta Bankës nga Beogradi.
Daka Davidoviq në Tetovë.
Operatori MTel.
Ballkani i Hapur, një projekt i Vuçiqit.
Ali Ahmeti ka qenë përkrahësi më i zëshëm i këtij projekti.
Tenderi i dështuar i Lotarisë Shtetërore, i cili ishte i drejtuar drejt kompanive serbe dhe malazeze.
Takimet me funksionarët serb gjatë kohës kur Bujar Osmani ishte ministër.
Nga kjo krijohet një pasqyrë e lidhjeve të vazhdueshme politike dhe afariste që meritojnë vëmendje institucionale dhe politike”. “Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të BDI-së dhe të tërhiqet përfundimisht nga politika.
U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të BDI-së, por edhe faktorëve politikë që bashkëpunojnë me këtë udhëheqësi, të distancohen nga ky turp”, përfundoi Sejdiu.