Burim Ramadani Kritikon Pushtetin për Propagandë dhe Mungesë Rezultatesh

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka shprehur kritika të forta ndaj pushtetit, duke e akuzuar për fokusim në propagandë dhe për mungesë të rezultateve konkrete që do të përmirësonin jetën e qytetarëve.

Në një postim të tij në Facebook, Ramadani theksoi se në terren nuk po realizohen punë të prekshme dhe se, sipas tij, pushteti po mbështetet vetëm në propagandë. “Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit.

Asgjë nuk realizohet, asgjë nuk ndodh në terren.

E tëra propagandë”, ka shkruar ai.

Për më tepër, ai kritikoi edhe mënyrën e marrjes së vendimeve, duke thënë se ato po merren në parti dhe jo në institucione. “Pushtetin e kanë privilegj, para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione”, ka deklaruar Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *