Çmimet e karburanteve në Zvicër kanë vazhduar të bien gjatë javës së fundit, me benzinën pa plumb 95 që tani kushton mesatarisht 1.94 franga për litër.
Sipas të dhënave më të fundit të Touring Club Switzerland (TCS), të publikuara që nga mesi i javës, kjo është një ulje prej pesë centimash krahasuar me një javë më parë.
Edhe benzina pa plumb 98 është liruar për pesë centimash brenda një jave. Çmimi mesatar i saj tani është 2.00 franga për litër.