Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt një takim me Grupin Punues që ka për detyrë hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca, dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.
Gjithashtu, u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, si dhe për mbështetje juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.