Autoritetet italiane kanë dëbuar dy shtetas të huaj nga territori i vendit, një egjiptian 44-vjeçar dhe një shqiptar 30-vjeçar, për shkak të shkeljeve të përsëritura të ligjeve italiane dhe rikthimit ilegal në Itali, pavarësisht dëbimeve të tjera të mëparshme.
Sipas mediave italiane, shqiptari 30-vjeçar kishte një histori kriminale që përfshinte vepra penale kundër pasurisë, shmangie të vazhdueshme të vendimeve të autoriteteve gjyqësore dhe shkelje të përsëritura të rregullave të emigracionit.
Ai ishte dëbuar nga Italia në vitin 2024, por kishte rikthyer sërish në mënyrë të paligjshme.
Që nga marsi i vitit 2026, ai mbahej në burgun e Sirakuzës, ndërsa gjyqtari i mbikëqyrjes së burgjeve vendosi dëbimin e tij si masë alternative ndaj vuajtjes së dënimit.