Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka ngjallur sot çështjen e përfshirjes së temave për orientimet seksuale në shkolla.
Ai kërkoi nga kryeministri Albin Kurti sqarime mbi arsyet e promovimit të këtyre temave në sistemin arsimor.
Rrahmani theksoi fillimisht nevojën që të respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe e drejta e deputetëve për të bërë pyetje dhe për të diskutuar çështje që lidhen me dokumentet dhe angazhimet e trajtuara në Kuvend.
Duke iu drejtuar kryeministrit Kurti, ai rikujtoi se në paraqitjen e punës katërvjeçare të Qeverisë, përfshirja e mësimit për orientimet seksuale ishte përmendur si një nga arritjet në arsim. “Ju e konsideroni arritje kryesore, në fakt, në arsim që fëmijëve t’u paraqiten si vlerë civilizuese ideja se njeriu mund të zgjedhë gjininë dhe të martohet me kë të dëshirojë, përfshirë me një person të së njëjtës gjini.
Kryeministër, përse ua ofroni këtë fëmijëve të këtij vendi?”, pyeti Rrahmani.