Detaje të Reja për Aksidentin në Autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit të trafikut që ndodhi sot në autostradën “Dr.

Ibrahim Rugova”, në zonën Mazgit–Trudë.

Ajo ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndryshe nga raportet e para që flisnin për vetëm një.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, pas analizimit të pamjeve filmike të publikuara dhe veprimeve hetimore, është konstatuar se bëhet fjalë për një aksident mes dy automjeteve.

Policia ka identifikuar të dy drejtuesit e veturave, përfshirë edhe shoferin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Të dy ata janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar si të dyshuar.

Njëri prej tyre është kontrolluar nga ekipi mjekësor, dhe gjatë kontrollit janë konstatuar lëndime të lehta.

Për nevojat e hetimeve të mëtejshme, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident.

Hoxha ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si kundërvajtje dhe të trajtohet nga hetuesit kompetentë policorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *