Diddy në përleshje të burgut: Detajet e incidentit që shkaktoi lëndim

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs ka rënë në një përleshje fizike me një të burgosur tjetër, Christopher Coke, i njohur si “Dudus”, duke marrë një lëndim në kokë.

Sipas raportimeve nga TMZ, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor në burgun federal FCI Fort Dix, në New Jersey, SHBA.

Burime brenda burgut tregojnë se përplasja ka ndodhur pas shqetësimeve nga të burgosurit e tjerë për privilegjet që Diddy kishte gjatë qëndrimit të tij në burg.

Pas shqetësimeve për kushtet e tij, autoritetet kishin kryer kontrolle dhe kishin konfiskuar disa telefona celularë, përfshirë një të tillë që i përkiste Coke.

Pas incidentit, Diddy është dërguar me ambulancë në një institucion mjekësor për trajtim, ku është konfirmuar se lëndimi nuk ishte kërcënues për jetën.

Reperi është kthyer në burg mëngjesin e së shtunës.

TMZ gjithashtu raporton se si masë disiplinore, të dy të burgosurit janë vendosur në izolim për dy javë.

Sidoqoftë, rrethanat e plota të përleshjes ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Diddy aktualisht po vuante një dënim prej 50 muajsh pas akuzave për transportimin e personave me qëllim përfshirjen në prostitucion, ndërsa Christopher Coke është dënuar me 23 vjet burgim për lidhje me krimin e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *