Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se javën e ardhshme do të publikohet drafti i programit të ri qeverisës, i cili do të përmbledhë angazhimet me të cilat partia e tij ka rikthyer besimin e qytetarëve.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, thekson se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si Presidente e Republikës, vendi pritet të hyjë në një fazë të re të funksionimit institucional, me qëllim të garantimit të stabilitetit politik, zhvillimit ekonomik dhe përparimit shoqëror.
Ai gjithashtu ka përmbledhur arritjet kryesore të Qeverisë Kurti 2 në një dokument.
Në këtë dokument, ai shkruan: “Të dashur qytetarë dhe aktivistë, Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Prof.
Dr.
Justina Shiroka-Pula, kemi stabilitet të plotë institucional për funksionim demokratik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror në katërvjeçarin para nesh.
Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin e programit tonë të ri qeverisës ku janë bërë bashkë dhe shtjelluar zotimet tona me të cilat fituam përsëri zgjedhjet me votën dhe mbështetjen tuaj.
Në themel të fitores sonë është besimi juaj që është përgjegjësi për ne, por edhe sukseset e përbashkëta e të arriturat e shumta në këto vitet e fundit.” Kurti 1 në vitin 2020 zgjati vetëm 4 muaj (51 ditë me kompetenca të plota), Kurti 3 sivjet zgjati 7 muaj e dy ditë (77 ditë me kompetenca të plota), ndërsa Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026.
Megjithatë, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët e saj natyrisht që ishin në Kurti 2.