Driton Idrizi, shqiptari nga Gostivari, i cili është në garë për Këshillin e Qytetit të Lubjanës në Slloveni, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të ndihen krenarë për prejardhjen, gjuhën dhe identitetin e tyre.
Ai theksoi rëndësinë e aktivizmit në jetën shoqërore dhe institucionale, duke inkurajuar komunitetin shqiptar të angazhohet më shumë në zhvillimin e shoqërisë ku jetojnë.