Ekstradimet e fundit: Policia e Kosovës njofton për tri raste të rëndësishme

Policia e Kosovës njoftoi se të enjten janë realizuar tri ekstradime të individëve të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, me inicialet E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova drejt këtij shteti, pasi kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë maqedonase.

Njëri prej tyre kërkohej nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të trafikimit me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.

Në të njëjtën ditë, nga Franca drejt Kosovës është ekstraduar edhe shtetasi kosovar me inicialet R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe paraqitjes së rreme si zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *