Një person me inicialet S.H është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen 1 Maji në Fier.
Hetimet e para flasin për mundësinë e një ekzekutimi të këtij shtetasi, por ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti.