Emigrantët shqiptarë në Norvegji: Sfida e integrimit dhe kontratat e detyrueshme

Shqiptarët që jetojnë në Norvegji janë klasifikuar si emigrantë “joperëndimorë”, një term që përdoret nga Partia e Progresit (FrP) në propozimet e saj për emigracionin dhe integrimin.

Sipas një raporti nga mediumi norvegjez Utrop, kjo parti ka sugjeruar vendosjen e një kontrate të detyrueshme integrimi për refugjatët, azilkërkuesit dhe ata që bashkohen me familjarët e tyre në Norvegji, duke u fokusuar veçanërisht te emigrantët nga vendet joperëndimore.

Kur deputeti i FrP-së, Erlend Wiborg, u pyet se cilat vende përfshihen në këtë kategori, ai përmendi grupin e tretë të vendeve sipas klasifikimit të Statistikave të Norvegjisë (SSB), ku përfshihet edhe Shqipëria, së bashku me Ukrainën, Rusinë, Sirinë, Pakistanin, Brazilin dhe vende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *