Erion Veliaj Publikon Letër për Belinda Ballukun nga Burgu i Fierit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej afro një muaji ndodhet në burgun e Fierit, ka publikuar një letër të re, këtë herë drejtuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në këtë letër, ai ironizon lidhur me thashethemet që qarkullojnë për forcën e vendimmarrjes së Ballukut në Partinë Socialiste.

Znj.

Balluku – Dr. e Qarkut Fier, Siç dihet publikisht dhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, unë po e kaloj izolimin që më sollët para një muaji, me një këmbë të thyer dhe me nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e mia të njëpasnjëshme në qeveri tek Kryeministri Rama, Ministri Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhër. Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”.

Prandaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët dhe po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *