Fatmir Limaj Kritikë për Ligjin: Rruga e Keqe dhe Alternativat e Mundshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” situatën që ka ndodhur në lidhje me ligjin, duke kritikuar mënyrën e veprimit dhe duke theksuar se ka pasur alternativa të tjera.

Në emisionin “Pressing”, Limaj shprehu shqetësimin se nuk ka informacione të mjaftueshme për të kuptuar se si është arritur në këtë situatë, por vlerësoi se është zgjedhur rruga më e keqe. “Është goxha shokuese kjo që e pamë sot”, tha ai.

Ai theksoi se, nëse synimi ka qenë që ligji të ndiqte një procedurë tjetër, presidentja mund ta dekretonte atë dhe pastaj të ndërmerreshin hapa për plotësimin apo ndryshimin e tij. “Nëse kanë dashtë me shku në atë rrugë, presidentja me dekretu ligjin, e pastaj me hy me plotësu ndryshu ligjin… Ose ndonjë amandament problematik kanë mujtë me ja dhënë presidentes dhe ajo me kthy ligjin me disa amandamente që kërkon me u plotësu ligji, me një arsyetim të qartë”, theksoi Limaj.

Ai përfundoi duke thënë se “ligj Kushtetues nuk bëhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *