Komuniteti shqiptar në Austri ka organizuar një festë të veçantë për Ditën e Flamurit në Halle B, ku janë mbledhur shumë bashkatdhetarë për të përkujtuar festën kombëtare shqiptare.
Siç raportojnë mediat austriake, festa ishte e mbushur me muzikë shqiptare, valle dhe ushqime tradicionale.
Pjesëmarrësit kanë shprehur edhe një herë lidhjen e tyre të fortë me traditat dhe kulturën shqiptare, pavarësisht se ndodhen larg atdheut.