Festina Kurteshi nga Gjilani ishte e ftuar në kryeqytetin gjerman, Berlin, për të marrë pjesë në Berlin Global Forum 2026, ku mbajti një ligjëratë përpara rreth 100 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.
Ky forum, i organizuar nga Organization for Global Peace and Sustainability, ka bashkuar studentë, profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e çështjeve që lidhen me politikën dhe lidershipin.
Kurteshi e trajtoi temën “Beyond Power: The Philosophy of Good Politics” (Përtej pushtetit: Filozofia e politikës së mirë), duke theksuar rëndësinë e politikës përtej interesave të pushtetit.
Ajo fokusoi vëmendjen në etikën, integritetin, përgjegjësinë dhe të mirën e përbashkët.
Gjatë qëndrimit të saj në Berlin, ajo kishte mundësinë të bashkëbisedojë dhe të ndajë përvoja e perspektiva me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.
Në një postim, Kurteshi vlerësoi këtë pjesëmarrje si një përvojë të vlefshme dhe një mundësi për të kontribuar në dialogun ndërkombëtar mbi të ardhmen e politikës dhe lidershipit.