Flamur Muleci, i njohur dikur si mbrojtës i ngjyrave të Drenicës, ka rikthyer në klubin e tij të dashur në një rol të ri, atë të zëvendëspresidentit.
Ish-lojtari i skuadrës nga Skenderaj ka vendosur të japë kontributin e tij në këtë periudhë sfiduese për klub, duke u angazhuar për stabilizimin dhe konsolidimin e tij.
Muleci, i cili jeton ndërmjet Gjermanisë dhe Austrisë ku menaxhon bizneset e tij, tregon se vendimi për t’u angazhuar me Drenicën erdhi si rezultat i lidhjes së fortë që ka me klubin dhe qytetin.
Ai thekson se si një drenicas dhe ish-futbollist i kësaj skuadre, e ka ndier si detyrë të jetë pranë saj në këtë moment të vështirë.