Në ditën e votimit, janë regjistruar kolona të shumta në disa pika kalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, me një fluks të shtuar votuesish nga veriu i Kosovës në Rashkë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet në disa pika kufitare arrijnë deri në 30–40 minuta në hyrje dhe deri në 90–120 minuta (1 orë e 30 minuta deri në 2 orë) në dalje.
Në Merdar, pritjet për dalje janë deri në 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë, ndërsa kolona e automjeteve arrin 3000 metra.
Në Jarinjë, pritjet për të dalë janë deri në 3 orë.
Po ashtu, sipas raportimeve të mediave lokale nga veriu i Kosovës, në vendvotimin në Rashkë, ku votojnë qytetarët nga veriu i Kosovës, janë krijuar tollovi të shumta nga qytetarët.
Gjatë gjysmës së parë të orës pas hapjes së vendvotimit, dy gra janë alivanosur.