Formimi i Komisionit Ad-Hoc për RTK-në në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar formimin e Komisionit Ad-Hoc, i cili do të përzgjedhë dy anëtarë shqiptarë, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë për Bordin e RTK-së.

Për këtë vendim janë shprehur 80 deputetë pro, pa asnjë votë kundër ose abstenim.

Kryesuesi i seancës, nënkryetari Ardian Gola, theksoi se ky komision do të ketë detyrën që, në përputhje me ligjin për RTK-në, t’i paraqesë Kuvendit një raport me rekomandime.

Gjithashtu, në fund të kësaj seance, nuk ka pasur kuorum për të votuar emërimin e deputetëve të Listës Serbe në komisionet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *