Gjendja në Qendrat për Punë Sociale: Mungesat dhe Problemet në Sistem

Gjendja në Qendrat për Punë Sociale është alarmante, me mungesë kushtesh dhe psikologësh.

Kështu u shpreh Luljeta Plakolli Kasumi, ekspertja nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut. “Nuk ka kushte, s’ka psikologë”, tha Plakolli Kasumi.

Ajo theksoi se ka raste kur viktimave u thuhet se nuk ka vend. “Nuk po i fajësoj, sepse kam taku shumë prej tyre gjatë këtyre viteve dhe e bëjnë maksimumin, por kur nuk kanë financim e kushte, ai është maksimumi që mundesh me bo.

Vrasja e Arlindës ka nxjerrë në pah të gjitha këto boshllëqe… Është dekurajuese, një situatë shumë e rëndë.

E di që Kuvendi ka themeluar edhe Komisionin hetimor, ndoshta duhet një qasje që me nda punën, që mos me pasur mbivendosje të veprimeve”, shtoi ajo.

Për më tepër, Kasumi theksoi se edhe në sistemin e drejtësisë ka shumë probleme. “Çështja vjen tek drejtësia, edhe këtu ka shumë probleme që ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e grave në sistem.

Kështu që kemi raportime të seancave që shtyhen vazhdimisht për shkak se i pandehuri mungon.

Kemi rastin e Diana Kastratit që tash u ngrit aktakuza në mungesë pas 15 vitesh”, tha ajo.

Rasti tragjik i Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, është një tjetër shembull i rëndësishëm.

I dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Vetëm katër ditë para ngjarjes, Arlinda kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, duke paralajmëruar rrezikun për jetën e saj.

Ky rast ka nxitur protesta dhe reagime të shumta për përgjegjësinë institucionale, ndërsa Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *