Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 individë të arrestuar gjatë protestës në Tiranë, duke e konsideruar arrestimin e tyre të ligjshëm dhe duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm.
Një ditë më parë, gjykata kishte vendosur gjithashtu detyrim për t’u paraqitur në polici për 22 persona të tjerë që u arrestuan gjatë të njëjtës protestë.
Në total, 271 persona janë arrestuar gjatë 7 ditëve të protestave, kryesisht për akuzat e shkatërrimit të pronës publike dhe për kundërshtim me dhunë ndaj policisë së shtetit.