Grupi Punues i krijuar nga Qeveria e Kosovës për të hartuar dhe bashkërenduar Strategjinë Shtetërore në lidhje me procedurën e apelimit të aktgjykimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mblidhet sot.
Takimi do të përqendrohet në çështjet që lidhen me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka konfirmuar mbajtjen e këtij takimi të enjten e kaluar.
Ai, gjithashtu, udhëheq këtë grup punues.
Në një konferencë për media, Konjufca njoftoi se mbledhja do të zgjasë disa orë dhe se anëtarët e grupit do të angazhohen gjatë gjithë ditës për të trajtuar këtë çështje.
Grupi Punues është themeluar nga Qeveria me qëllim të hartimit dhe bashkërendimit të një strategjie shtetërore lidhur me procesin e apelimit.