Një i ri shqiptar ka humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.
Ngjarja ndodhi të premten, më 27 nëntor, gjatë një operacioni policor i cili kishte si qëllim arrestimin e dy personave të kërkuar nga autoritetet italiane.
Sipas gazetës “La Repubblica”, gjatë ndërhyrjes policore situata shkoi drejt eskalimit, duke rezultuar në përplasje me armë zjarri, ku shqiptari u qëllua për vdekje.