Incident i Papritur në Fluturimin Prishtinë-Basel nga easyJet: Panik dhe Ndihmë Profesionale

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fluturimin e kompanisë easyJet nga Prishtina drejt Baselit, duke shkaktuar panik dhe frikë te udhëtarët në bord.

Sipas informacioneve nga disa pasagjerë, incidenti ka ndodhur rreth gjysmë ore pas ngritjes së avionit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ku fluturimi ishte planifikuar të niste në orën 20:05.

Në fillim, një grua rreth 40-vjeçare dyshohet se ka pësuar rënie të papritur të tensionit të gjakut dhe një gjendje të theksuar ankthi, duke qenë pranë alivanosjes.

Ekuipazhi i aeroplanit ka kërkuar menjëherë ndihmë nga pasagjerët, duke pyetur nëse kishte ndonjë mjek në bord.

Për fat të mirë, mes udhëtarëve ishte neurokirurgu kosovar, dr.

Valon Baraliu, i cili punon në një spital në Gjermani.

Pas ndërhyrjes së tij dhe ndihmës së parë, gjendja e pasagjeres është stabilizuar.

Dr.

Baraliu ka konfirmuar ngjarjen dhe ka thënë: “Po, unë, së bashku me qindra udhëtarë, isha në fluturimin e kompanisë easyJet të orës 20:05, në linjën Prishtinë–Basel.

Rreth gjysmë ore pas nisjes së avionit, një udhëtare rreth 40-vjeçare përjetoi një gjendje të rëndë të aritmisë akute, të shoqëruar me hiperventilim, marramendje dhe gjendje të theksuar ankthi e sulmi paniku.” Pas ndërhyrjes sime, gjendja e pacientes u stabilizua dhe ekuipazhit i sugjerova se mund ta vazhdonim udhëtimin pa pasur nevojë për ulje emergjente.

Megjithatë, situata në avion nuk përfundoi me kaq.

Rreth gjysmë ore pas incidentit të parë, një tjetër udhëtar, rreth 42-vjeçar, shtetas zviceran me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka shfaqur papritur sjellje agresive dhe të dhunshme, pa ndonjë shkak të dukshëm.

Dëshmitarët tregojnë se ai ka thyer me forcë xhamin e brendshëm të dritares pranë ulëses së tij, duke shkaktuar frikë te udhëtarët e tjerë.

Dr.

Baraliu ka konfirmuar edhe këtë rast, duke thënë: “Pak kohë pas rastit me udhëtaren, dëgjova një zhurmë që përkoi me thyerjen e xhamit të brendshëm të dritares nga një udhëtar.

Ekuipazhi më kërkoi përsëri që ta ekzaminoja gjendjen e tij psikofizike.

Kur iu afrova, personi, ndonëse dukej fizikisht stabil, nuk fliste asnjë fjalë dhe nuk reagonte ndaj pyetjeve të mia.” Udhëtari u mbajt nën mbikëqyrjen e disa pasagjerëve deri në uljen e aeroplanit në Aeroportin e Baselit, ku më pas u mor në kontroll nga xhandarmëria e aeroportit.

Duhet të theksoj se gjatë gjithë kohës, ekuipazhi i easyJet-it u tregua shumë profesional dhe mbështetës.

Pjesëtarët e ekuipazhit arritën ta mbanin situatën nën kontroll me qetësi dhe përkushtim, pavarësisht tensionit në bord.

Dëshmitarët e kanë përshkruar atmosferën në avion si tejet të tensionuar, duke thënë se shumë pasagjerë, përfshirë familje me fëmijë, përjetuan momente paniku për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *