Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka realizuar një inspektim të papritur në qumështoren e Tetovës, pasi autoritetet e Kosovës kanë zbuluar praninë e bakterit “Escherichia coli” në produktet e saj, duke vendosur që ato të refuzohen për treg.
Gjatë këtij kontrolli, janë marrë mostra të produkteve të qumështit, si dhe tamponë nga pajisjet, sipërfaqet e hapësirave të punës dhe punonjësit e qumështores.
Mostrat janë dërguar në dy laboratorë të pavarur, por rezultatet ende nuk kanë mbërritur.
Gjatë këtij viti, nga dërgesat e kthyera prej Kosovës, janë asgjësuar gjithsej 2.240 kilogramë produkte ushqimore.