Kanosjet ndaj Anita Nikaj, AGK dhe RrGGK kërkojnë veprime urgjente nga institucionet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës kanë njoftuar se sot në Policinë e Kosovës është raportuar rasti i kanosjeve dhe kërcënimeve ndaj ish-gazetares dhe aktivistes feministe, Anita Nikaj.

Anita, së bashku me Drejtoren Ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqin, dhe juristin e AGK-së, Yll Zekaj, kanë paraqitur një kallëzim penal për këto kanosje dhe kërcënime të vazhdueshme. “AGK dhe RrGGK presin që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë rastin me seriozitet dhe urgjencë, si dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe përgjegjësinë e personave që qëndrojnë pas kërcënimeve”, thuhet në njoftim.

AGK dhe RrGGK theksojnë se linçimi publik, fushatat denigruese dhe kërcënimet nuk duhet të normalizohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *