Më 23 tetor 2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në një vend të njohur si “Guri Sokoleci”, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë arrestuar katër persona: N.S. (63) nga fshati Xhepçisht, M.D. (55) nga fshati Çellopek, si dhe Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga fshati Vrapçisht.
Këta persona u kapën në flagrancë teksa po kryenin gërmime të paligjshme me qëllim gjetjen e arit.
Gjatë kontrollit, policia konfiskoi një detektor metalesh, lopata, kazma dhe sende të tjera të përdorura për këtë aktivitet.
Katër të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale sipas nenit 264 të Kodit Penal, që lidhet me “Dëmtimin ose shkatërrimin e pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose të rariteteve natyrore”.
Të gjithë ata janë ndaluar në stacionin policor, dhe pas përfundimit të dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tyre, sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).