Konsultimet Zyrtare mes Kosovës dhe Gjermanisë për Bashkëpunimin në Zhvillim

Kosova dhe Gjermania kanë zhvilluar konsultime zyrtare për Bashkëpunimin në Zhvillim, duke e fokusuar diskutimin në projektet e realizuara, prioritetet e ardhshme dhe investimet në sektorë të rëndësishëm për vendin.

Takimet janë mbajtur nga 26 deri më 30 tetor, dhe bashkëpunimi mes dy vendeve përfshin tri fusha kryesore: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, energjinë dhe klimën, si dhe qeverisjen e mirë.

Delegacioni gjerman udhëhiqej nga Dr.

Micong Klimes, përfaqësuese e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Daniel Alker, drejtor i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Markus Delfs, drejtor i GIZ-it për Kosovën, dhe Moritz Remé, shef i zyrës së KfW-së, përveç përfaqësuesve të tjerë nga këto institucione.

Gjatë vizitës, delegacioni gjerman zhvilloi takime me ministritë partnere të Kosovës, ku u diskutua për projektet aktuale, mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.

Një nga fushat ku është konkretizuar mbështetja gjermane është zhvillimi i aftësive profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *