Gëzim Kastrati, babai i Dianës, e cila humbi jetën para më shumë se 15 vjetësh, ka shprehur shqetësimin e tij mbi neglizhencën e institucioneve në trajtimin e rastit të vajzës së tij.
Në emisionin Debat Plus, Kastrati theksoi se, megjithëse ata u përpoqën të kërkonin ndihmë nga institucionet dhe kërkuan mbrojtje, askush nuk iu përgjigj siç duhej.
Ai tregoi se Diana kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje, por sipas tij, organet përkatëse nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim. “Është e çuditshme.
Nuk e kam pritur që do të ndodhte ajo që më ndodhi mua, por as që kjo gjendje do të vazhdonte kështu”, nënvizoi Kastrati.
Ai gjithashtu solli në vëmendje përpjekjet e tij për të kërkuar llogari nga institucionet, duke përfshirë gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale, dhe tha se ishte përballur me neglizhencë dhe injorim.
Kastrati theksoi se për rreth gjashtë muaj kishte kërkuar ndihmë në institucione dhe organizata të ndryshme, por pa arritur ta shpëtonte vajzën e tij. “Ne nuk kemi arritur ta shpëtojmë një jetë, jetën e fëmijës tonë, një jetë nëne, e cila ka lënë pas një fëmijë, për shkak të neglizhencës totale të institucioneve, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale, gjykata dhe prokuroritë”, tha ai.