Nesër do të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit për të shqyrtuar ankesën e Naim Murselit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Ankesa, e përgatitur nga dy avokatët e Murselit, përfshin 30 faqe dhe kërkon që aktgjykimi të anulohet ose të shqiptohet një dënim më i butë.
Mbrojtja thekson se gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe se policia ka bërë pyetje të papërshtatshme ndaj Murselit.
Avokatët e Murselit po ashtu pretendojnë se gjykata nuk ka marrë parasysh disa propozime të mbrojtjes, si rikonstruktimi i vendit të ngjarjes dhe ekzaminimi i rrobave të tij.
Në ankesë është përfshirë edhe Leotrim Syla, avokati i Liridona Ademaj, i cili ka kërkuar që, përveç Naim Murselit dhe Granit Plavës, edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm.