Kritika ndaj Projektbuxhetit të Qeverisë: Çfarë Po Ndodh me Premtimet për Energjinë?

Analisti Imer Mushkolaj ka shprehur kritika të forta ndaj projektbuxhetit të paraqitur nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ai nuk reflekton premtimet dhe angazhimet që kryeministri Albin Kurti kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ai ka theksuar se qytetarët duhet të kërkojnë llogari për shpenzimin e parasë publike, sidomos në lidhje me importin e energjisë elektrike, për të cilin Kosova ka harxhuar qindra miliona euro edhe vitet e fundit.

Mushkolaj ka kërkuar përgjigje për atë se çfarë ka ndodhur me premtimet për sektorin energjetik dhe për sektorët e tjerë. “Mos të harrojmë energjinë, se për energji, jo vetëm sivjet që pritet të harxhojmë qindra miliona, por edhe viteve të fundit kemi harxhuar qindra miliona për import.

Kështu që ne duhet me ditë se ku po shkojnë paret tona.

Se çka ka ndodhur me premtimet për sektorin energjetik, sikurse çka ka ndodhur me premtimet dhe zotimet për sektorët e tjerë,” ka deklaruar ai.

Sipas analistit, projektbuxheti nuk i reflekton angazhimet e Qeverisë as për vitin e ardhshëm dhe as për projeksionet për vitet 2028 dhe 2029.

Ai ka vlerësuar se gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka bërë premtime të mëdha, të cilat nuk janë përfshirë në planifikimet buxhetore.

Mushkolaj ka kritikuar gjithashtu qeverisjen e Kurtit, duke theksuar se puna e tij në ekzekutiv është përqendruar kryesisht në dy ministri. “Nëse e shohim mënyrën se qysh është qeverisur deri tash, mendoj që kryeministri Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri, me ministrin Hekuran Murati, se i është dashur se qysh me i bërë paret me shpërnda pare te qytetarët.

Dhe ka qeverisur me Xhelal Sveçlën, me idenë e veriut.

Në sektorët e tjerë Albin Kurti nuk ka qeverisur,” ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *