Kritikat e Hysni Gucatit për Rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për ritmin e ngadalshëm të punës në rishqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gucati, gjatë një interviste në emisionin Five në TV Dukagjini, theksoi se edhe pse grupi punues është formuar në Kuvend, angazhimi për përfundimin e këtij procesi është i pamjaftueshëm. “Edhe në Kuvend ky grup është bërë.

Dëshira ime është që të punojnë shumë, por po e shoh që shumë ngadalë janë duke punuar.

Ligji ende nuk ka kaluar në Parlament, ende nuk është shqyrtuar.

Ne nuk e dimë a do të votohet apo jo.

Po shpresojmë dhe besojmë”, tha Gucati.

Ai gjithashtu njoftoi se ka vizituar disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, për t’i informuar rreth zhvillimeve të këtij procesi. “Unë isha dje në vizitë të Baaci Jakup dhe Pjetër Shala, ndër të martën te Kadri Veseli e të mërkurën te presidenti Thaci dhe te Salih Mustafa, ndërsa më vonë do të jem te gjenrali Rexhep Selimi.

Po kam keqardhje edhe me ata që kam biseduar që ligji është kthyer në Parlament”, tha ai.

Gucati shprehu gjithashtu keqardhje për mënyrën se si ligji është kthyer për rishqyrtim, duke theksuar se nuk e di se kush ka marrë këtë vendim dhe me çfarë arsyetimi. “Nuk e di kush e ka kthyer.

Këtë pyetje është mirë t’i drejtohet zyrës së PDK-së, se me çfarë motivi e kthyen në Parlament”, përfundoi ai.

Më 6 tetor, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat kërkonin kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale në aspektin kohor, territorial dhe lëndor.

Më 22 tetor, presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim, pas kërkesës së PDK-së.

PDK-ja kishte deklaruar se ky kthim synonte përmirësimin e dispozitave dhe shmangien e elementeve që mund të pengonin zbatimin e ligjit.

Megjithatë, dy javë pas këtij kthimi, procesi ende nuk ka përfunduar dhe mbetet e paqartë se kur do të shqyrtohet dhe nëse do të marrë sërish mbështetje nga deputetët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *