Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Parisin së bashku me bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, çifti u fotografua para Kullës Eiffel, një nga monumentet më të njohura të Francës.
Në kuadër të kësaj vizite, Kurti ka zhvilluar takime me presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe me presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher.
Në takimin me Larcher, i cili u mbajt më 9 nëntor, është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin ekonomik dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Kjo vizitë e Kurtit në Paris është pjesë e Forumit të Paqes, ku marrin pjesë përfaqësues shtetërorë dhe ndërkombëtarë.