Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri Hristijan Mickoski e përshkroi VLEN-in si “Kali i Trojës”, duke e akuzuar se ka ndihmuar kandidatin e AKI-së, Arkin Jahiji, të fitojë.
Këtë deklaratë e komentoi sonte në Alsat Bilall Kasami, njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it.
Ai theksoi se një komunikim i tillë nuk do të tolerohet. “Në asnjë moment nuk tolerojmë që në komunikime të flasim me atë lloj gjuhe.
Normalisht që ai lloj komunikimi është për opinionin mirëpo ne kemi raporte të partneritetit në qeveri”, tha Kasami.