Kryeministri Rama Prezanton Modelin e Ri të Prokurimeve të Përqendruara

Kryeministri Edi Rama ishte sot në prezantimin e modelit të ri të Prokurimeve të Përqendruara, një model i orientuar drejt rezultateve, me më shumë siguri e transparencë, më pak barrë ekonomike dhe eliminim të burokracive për institucionet dhe bizneset.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pas Diellës, së shpejti do të kemi edhe një Gjon, i cili do të merret me një sërë procesesh prokurimesh. “Kam besim që kur Diella bashkë me Gjonin, i cili do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, do të merren me një sërë procesesh prokurimesh.

Kur Diella dhe Gjoni do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit, besoj dhe dua të shpresoj se do të fitojë bindja se ka fitues me të drejtë dhe ka humbës me meritë.

Humbësit do t’i kontrollojnë një më një fletat e procesit.

Sepse procesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht.

Madje New York Times hapi debat për Diellën.

Nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, por një proces ku çdokush që do të ketë pretendime mund ta ndjekë manualisht.

Vendimmarrja do të jetë përsëri e njeriut”, tha kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *