Dy rezoluta të propozuara në Kuvendin e Kosovës nuk arritën të sigurojnë mbështetje nga shumica e deputetëve gjatë seancës së së enjtes.
E para ishte ajo e interpelancës për Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që ishte mbajtur disa ditë më parë për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Kjo interpelancë u thirr pas vdekjes së një pacienteje me kancer, e cila kishte mungesë të njërit nga barnat e terapisë.
Rezoluta për këtë çështje mori mbështetje vetëm nga 27 deputetë, ndërsa 49 votuan kundër.
Po ashtu, nuk pati mbështetje as për rezolutën lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike.