Kylian Mbappe Thyen Rekordin e 100 Paraqitjeve në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe ka arritur një tjetër arritje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në këtë garë prestigjioze evropiane për klube.

Sulmuesi i Real Madridit e realizoi këtë shifër në ndeshjen ndaj Romës, gjatë xhiros së dytë të fazës së ligës, duke e thyer rekordin e Lionel Messit.

Francezi regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në këtë garë në moshën 27-vjeçare, ndërsa Messi e kishte arritur këtë shifër në 28-vjeçare.

Në vendin e tretë në këtë renditje gjendet legjenda e Real Madridit, Raul, i cili e regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve po ashtu në moshën 28-vjeçare.

Përveç këtij rekordi të ri, Mbappe ka shifra mbresëlënëse në këtë garë.

Në 100 paraqitjet e tij, sulmuesi francez ka realizuar 72 gola dhe ka dhuruar 24 asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *