Një grua ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka braktisur shtëpinë dhe ajo nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:57 në rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë.
Më tej, raportohet se me vendim të prokurorit, ky rast do të vazhdojë të hetohet.