Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas humbjes së kandidatit të koalicionit “Maqedonia Juaj” në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës.
Mickoski shkruan se gara zgjedhore ishte “të vetëm kundër të gjithëve”, duke theksuar se pala e tij doli me një program dhe koncept të qartë, ndërsa kundërshtarët, sipas tij, kishin mbështetje nga “demografia, harta kombëtare dhe disa trojanë për të devijuar votat”. “Të vetëm kundër të gjithëve.
Ne me program dhe koncept zgjedhor, ata me mbështetjen e demografisë, hartës kombëtare dhe disa trojanë për të devijuar votat.
Megjithatë, rritja e votave nga raundi i parë është e qartë dhe e pastër nga 3000 në 4200, ndërsa në lidhje me zgjedhjet parlamentare kemi rritje prej 1300, por për fat të keq jo të mjaftueshme për një fitore të plotë”. “Falënderoj të gjithë banorët e Bërvenicës që votuan për ne dhe ata që nuk votuan, të gjithë banorët e Bërvenicës do të kenë mbështetjen e Qeverisë.
Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept, është një mënyrë pune”, tha Mickoski.