Ministrat e Jashtëm të G7 do të mblidhen sot dhe nesër në Paris.
Ky është takimi i dytë zyrtar dy ditor, i cili organizohet nën presidencën franceze.
Gjatë këtij takimi, ministrat pritet të koordinojnë qëndrimet e tyre mbi ngjarjet kryesore aktuale në politikën ndërkombëtare, sidomos në lidhje me zgjidhjen e krizave.
Po ashtu, gjatë këtyre dy ditëve, në Paris do të zhvillohet edhe Forumi i Paqes.
Në këtë ngjarje merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai është në Francë prej disa ditësh, dhe nga Qeveria u njoftua se do të marrë pjesë në Forumin e Paqes dhe në darkën shtetërore të organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron. “Gjatë vizitës dhe në margjinat e Forumit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve dhe institucioneve, si dhe me personalitete të njohura të arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.”, u tha në njoftim.