Shqipja dhe çekishtja u bashkuan në një mbrëmje të veçantë kushtuar artit, dramaturgjisë dhe letërsisë në Pragë.
Skenaristja, dramaturgja dhe pedagogia nga Kosova, Albana Muja, u prezantua para publikut çek si autorja e parë shqiptare, vepra e së cilës përkthehet në gjuhën çeke.
Në qendër të këtij takimi ishte drama “Era”, e cila është përkthyer nga albanologu Jakub Tresnak, nën kujdesin dhe konsulencën shkencore të dr.
Orkida Backus Borshit, udhëheqëse e Departamentit të Ballkanistikës në Universitetin e Karlit në Pragë.