Moti në Shqipëri pritet të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së martë, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu në asnjë nga qarqet e vendit.
Sa i përket temperaturave, në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 6 deri në 15 gradë Celsius.
Në vendet e ulëta, temperaturat pritet të variojnë nga 3 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, termometri do të tregojë vlera nga 0 deri në 8 gradë Celsius.