Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Burrelit, në lagjen ‘Pjetër Budi’, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka arrestuar 43-vjeçaren, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë vazhdojnë.
Burime konfidenciale nga policia kanë bërë me dije se vajza nuk ka shprehur asnjë shenjë pendesë pas ngjarjes.