Ngjarje Tragjike në Bogdanci: Dy Të Vdekur dhe Një E Djegur

MPB sot ka ndarë detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bogdanci, ku u gjetën dy persona të vdekur dhe një veturë e djegur.

Sipas informacioneve nga MPB, kallëzimi është bërë në orën 18:40 nga një shtetas (T.K.), dhe menjëherë policët nga Gjevgjelia kanë dalë në terren. “Jashtë automjetit pa shenja jete është gjetur një trup mashkull, i identifikuar si 21-vjeçari V.G. nga Bogdanci, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar ekipi i Urgjencës Mjekësore.

Pas lokalizimit të zjarrit nga forcat zjarrfikëse, brenda në veturë është vënë re një person tjetër i djegur plotësisht.

Prokurori publik menjëherë ka kryer këqyrje dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupave për të përcaktuar identitetin e personit të dytë dhe shkaqet e sakta të vdekjes”, thonë nga MPB.

Në njoftimin e tyre, Ministria e Brendshme jep edhe detaje të rënda nga e kaluara e të ndjerit V.G., i cili vetëm një muaj më parë ishte denoncuar për dhunë fizike dhe kërcënim ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

Sipas MPB, më 30 shtator, pas një debati verbal në shtëpinë e tij në Bogdanci, ai kishte sulmuar të miturën dhe kishte dëmtuar telefonin e saj për ta penguar që të telefononte policinë. “Më parë, më 01.10.2026 në orën 01:30, J.K. (46) në Gjevgjeli raportoi se më 30.09.2026 rreth orës 21:00, pas një grindjeje verbale midis vajzës së tij 17-vjeçare dhe V.G. (21), ai e sulmoi fizikisht vajzën dhe e kërcënoi me jetë nëse ajo do të dilte nga shtëpia.

Gjatë këtij sulmi, V.G. i dëmtoi telefonin që ajo të mos mund të telefononte policinë.

Në një moment të caktuar, e mitura arriti të largohej nga shtëpia përmes dritares, ku iu ofrua ndihmë nga kalimtarë të rastit që telefonuan policinë dhe ajo u transferua në Shërbimin e Mjekësisë së Shpejtë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Gjevgjeli.

Prokurori Publik i Prokurorisë Publike të Gjevgjelisë u njoftua për ngjarjen dhe u përpilua një Procesverbal për veprën penale “lëndim trupor” sipas nenit 130, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Më 01.10.2026 në orën 01:09, V.G. (21) u privua nga liria nga oficerët e policisë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gjevgjelisë dhe u krye një intervistë zyrtare me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *