Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka organizuar edhe këtë vit ngjarjen e njohur “Top 100”, ku janë shpallur kompanitë më të suksesshme të vitit.
Kompania “Neptun” u shpall si më e suksesshmja, ndërsa në mesin e pesë të parave ishin edhe disa kompani të tjera që treguan performancë të shkëlqyer gjatë vitit.
Gjatë këtij eventi, u ndanë çmime për arritjet e veçanta dhe kontributet e kompanive në zhvillimin ekonomik të rajonit.