Vonesat në Gjykatë: Rasti i Diana Kastratit dhe Pasojat e Vrasjeve të Graëve në Kosovë

Pas 2 vjet e 11 muajve, ose 1 mijë e 68 ditëve, disa gra të tjera të vrara dhe një rast i tmerrshëm si ai i Arlinda Zekajt, Gjykata Themelore e Prishtinës ka arritur në fund të caktojë seancën fillestare për rastin e vrasjes së Diana Kastratit.

Sipas dokumenteve, aktakuzën, në mungesë të Prokurorisë, Gjykata e pranoi më 8 dhjetor 2023, por seancën e caktoi vetëm sot, pas gati 3 vjetësh.

Në këtë Gjykatë nuk ka pasur shpjegime për këtë vonesë dhe është e paqartë nëse riaktualizimi i rastit të Diana Kastratit, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ka nxitur veprime.

Avokati i të akuzuarit, Haxhi Millaku, ngriti shqetësimin për këtë vonesë para gjyqtares, duke thënë, “Me marr unë vesh prej mediave kur ka gjykim për hir të ndodhive të fundit në Kosovë, gjithçka mund të quhet por jo drejtësi. Çka ka bërë kjo landë nga 2023 në Gjykatë keni mirëkuptim…”.

Gjyqtarja Sulltane Millaku iu përgjigj se “kjo seancë është caktuar ka një muaj e gjysmë, ftesat flasin vetë, por kërkesa juaj është…”.

Millaku kërkoi shtyrjen e seancës me arsyetimin se nuk ishte pajisur me shkresat e lëndës, pavarësisht se sipas tij ishte autorizuar nga i akuzuari që nga viti 2011.

Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata dhe seanca u shty për në muajin dhjetor.

Pas seancës, babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati, tha se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, pavarësisht se shumë herë dera iu ka mbyllur nga institucionet.

Ai shprehu, “Unë sot e 15 vite nëse e shumëzojmë herë 365 ditë, neve na del një numër i madh i mundimeve dhe i vështirë jetës dhe procedurës deri sot, para 1 muaji kemi pranuar një thirrje për gjykim.

Mirë që ka filluar ky gjykim sipas procedurave, mirëpo këto janë raste që unë kam ngrit zërin qysh në vitin 2011, para rastit të vajzës sime…”.

Avokatja e familjes, Miranda Haxhiu, theksoi se “do të jetë një kërkesë e vazhdueshme që i pandehuri të ballafaqohet me drejtësinë dhe mungesa e të pandehurit është një drejtësi e mangët mund të themi…”.

Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 nga ish-bashkëshorti i saj, Adnon Jashari, në afërsi të shtëpisë ku ajo jetonte me prindërit.

Ajo la pas një vajzë që në atë kohë ishte 8 vjeçe.

Para tri ditësh, Adnon Jashari u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për vrasjen e saj, ndërsa më herët është raportuar se është lokalizuar në Spanjë, por nuk është arritur ekstradimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *